Del VIDEO/ Kiara në Turqi, Luizi kapet "mat" me Dea Mishel

8 June 2023, 14:37Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del VIDEO/ Kiara në Turqi, Luizi kapet "mat" me Dea Mishel
Luiz Ejlli, Dea Mishel Hoxha dhe Kiara Tito

Teksa Kiara Tito ndodhet në Turqi, duket se Luiz Ejlli ka gjetur kohë për t'u takuar me ish-banorët e "Big Brother Vip Albania 2".

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet teksa këngëtari shkodran ndodhet në makinën e tij së bashku me Dea Mishel Hoxha.

Nuk dihet nëse ata janë takuar rastësisht, ka qenë një takim i planifikuar, apo kanë ndonjë projekt bashkë. Por, nëse nuk do ekzistonte paparaci nuk do kishim dijeni në lidhje me këtë takim.

Që nga fundi i BBV-së dy ish-banorët nuk i kishim parë bashkë. Kujtojmë që brenda shtëpisë Dea dhe Luizi nuk kishin marrëdhënie shumë të mira, pasi ka pas shpesh herë përplasje mes tyre.


Video