Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa nga ngjarjet më pikante nga spektakli i së martës shtuna në Big Brother Vip.
Debati Ef-Luiz ishte një prej momenteve kyç, gjatë të cilit Luizi i mëshoi mendimit se nuk do të donte që të kishte në familje një vajzë si Efi që vjen nga një program si “Përputhen”.
Moderatorja Albana Bejko i quajti të tilla deklarata si të prapambetura, duke e cilësuar Luizin si një mashkull me mentalitet periferik se komuniteti ku është rritur është provincial.
“Ai është rritur në një rreth pak periferik, pak provincial. Dhe nuk flas për Shkodrën se e konsiderojmë djep të kulturës, por komunitetin ku është rritur”, tha ajo.