Emisione televizive do shikojmë sonte dhe nesër nga banorët e ‘Big Brother’. Kjo ishte detyra e dhënë nga Vëllai i madh për banorë të cilët duhet të ndajnë rolet, duke filluar nga moderatorët te temat e tek të ftuarit.
Luizi ndihmoi Kristin për zgjedhjen e të ftuarve, në emisionin ‘Top Story’.
Duke qenë se Kristi është në rolin e Grida Dumës, Luizi i sugjeroi që ta zgjidhte atë për rolin e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Luizi nuk harroi as Oltën për të cilën tha se do i shkonte roli i ish- ministrit Arben Ahmetaj.
“Ti Kristi bëj Gridën, unë bëj Salianjin, Olta bën Ahmetajn, tigrin”– thotë Luizi, ndërsa nuk mban të qeshurën.
Në një moment tjetër, Luizi ka ironizuar situatën mes Maestros dhe Oltës.
Olta ka pyetur Keisin për temën që do të zgjedhin për emisionin që do të zhvillojnë gjatë mbrëmjes së sotme.
Ka qënë Luizi që ka ndërhyrë menjëherë duke ngacmuar Oltën dhe Armaldon.
“Prishja e Oltës me Amarildon, për votimin e Kiarës. Sa ndikoi kjo në sjelljen e Oltës? A ishte dhunë psiqike ajo që shkaktoi Olta ndaj Amarildos?”, ishte kjo përgjigja ironike e Luizit.