Kiara me fustanin e nusërisë dhe Luizi me kostumin e dhëndërisë u drejtuan drejt vendit të improvizuar për kurorëzimin e dashurisë.
"Po më del zemra vendit", dëgjohet të thotë Kiara në një moment.
Pasi ato i thanë "po" njëri-tjetrit ishte Maestro i cili bëri hapjen e dasmës.

"Faleminderit që keni ardhur sot në gëzimin e mbesës time Kiara që martohet me djalin më të mirë të Shkodrës Luizin , dasma është e hapur, orkestra është e paguar le të festojë, të gëzojmë deri në agim", tha Maestro.
View this post on Instagram
Atmosfera ishte shumë e bukur nën shoqërimin me këngë nga këngëtarët Altin Shira dhe Valbona Mema.
Të veçuar nga gjithë pjesa tjetër, Amosi dhe Dea vendosën ta “sabotojnë” “dasmën” e Luizit dhe Kiarës.
Dyshja qëndruan së bashku në dhomën e gjumit duke u shprehur se ju mungonte dëshira të merrnin pjesë në një dasmë të tillë, ndonëse në kontekstin e lojës.
“Nuk më shkohet tek kjo dasma,”-u shpreh Dea teksa kokë më kokë me Amosin po diskutonin si t’ia prishnin këtë moment Luizit dhe Kiarës.
View this post on Instagram
Në këtë “dasmë” Kiara puthi për herë të parë në buzë Luizin.