Dasma e blogeres me Shkëlzen Berishën, Armina Mevlani: Më kanë sharë shumë

28 September 2022, 22:18Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dasma e blogeres me Shkëlzen Berishën, Armina Mevlani: Më
Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Dasma e blogeres Armina Mevlani me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte tema e javës në mediat rozë.

Gjatë diskutimit në emisionin “Goca dhe Gra” ajo u shpreh se fustanin e parë të dizenjuar nga Vivienne nuk ia kanë pëlqyer. Armina shtoi se ai ishte një fustan i mirëmenduar në detaje nga stilistja që i përshtatej asaj.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? o zot Se ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, tha Armina.

“Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Vladrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain”, shtoi Armina.


Video