Dafina Zeqiri tregon se cilin nga personazhet mbështet në BBV

1 February 2023, 11:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dafina Zeqiri tregon se cilin nga personazhet mbështet në BBV
Dafina Zeqiri

"Big Brother VIP Albania" nuk ka përfshirë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe personazhet publike.

Figura të ndryshme kanë folur rreth dinamikave dhe banorëve, përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha i cili foli me superlativa për Luizin.

Së fundmi, ka qenë Dafina Zeqiri ajo e cila ka zbuluar dy të preferuarit e saj nga ky reality-show.

Artistja nuk përfshihet shumë në tema të tilla dhe madje është tërhequr edhe nga intervistat e shpeshta.

Por mbrëmjen e djeshme ajo ka treguar se mbështet Luizin dhe Efin.

Dafina ka publikuar një foto në Instagram duke shkruar: "Efi + Luizi".

Dafina Zeqiri tregon se cilin nga personazhet mbështet në BBV


Video