Dafina Zeqiri publikon foto duke konsumuar marihuanë

21 April 2022, 11:53Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dafina Zeqiri publikon foto duke konsumuar marihuanë
Dafina Zeqiri

Paksa e çuditshme por po, edhe përdoruesit e marihuanës nëpër botë kanë ditën e tyre. 20 prilli njihet si dita kur përdoruesit e kësaj substance narkotike ‘festojnë’.

Persona të shumtë postuan foto të ndryshme në rrjetet sociale duke konsumuar marihuanë.

Një prej tyre ishte edhe këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila e kujtoi këtë ditë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku publikoi një fotografi duke konsumuar marihuanë.

“Foto e bukur@AriPlayboi #420! ” ishte mbishkrimi i këngëtares.


Ky postim vjen pas ditëlindjes së artistes, e cila ka festuar 33-vjetorin gjatë fundjavës. Këngëtarja është surprizuar nga partneri i saj me një festë private në Londër, në një nga restorantet më të njohura ku dhe nuk i kanë kursyer pozat nga darka intime.

Dafina dhe DJ Geek, emri i vërtetë i të cilit është Genc Halimi, prej vitesh po jetojnë një lidhje të konsoliduar teksa janë gjithashtu edhe bashkëpunëtorë të mirë në muzikë. Së fundmi është raportuar se Dafina dhe Dj Geek kanë ndryshuar statusin e tyre, duke celebruar dashurinë e tyre.

Ndonëse nuk ka pasur një ceremoni, burimet bëjnë me dije se gjithçka është mbajtur sekret për të gjithë, duke preferuar që lajmin ta ndajnë vetëm me të afërmit e tyre.

Megjithatë, dyshja po përgatit edhe një dasmë madhështore me shumë të ftuar VIP, por kjo do të jetë për një moment të dytë. Aktualisht ata janë të angazhuar me projektet që pritet të publikojnë dhe me agjendën e sezonit veror. Ndonëse nuk kanë një datë, çifti ka idenë edhe për një dasmë ekstravagante, me të gjitha gjasat vitin tjetër.

 


Video