Ermiona është banorja u përjashtua sot nga shtëpia e “BBVA” dhe kjo është bërë e ditur përmes një zarfi të zi që ka mbërritur në shtëpi. Pas saj u përjashtua edhe Eva Alikaj.
Ermiona është përfshirë në shumë debate brenda shtëpisë. Mbrëmë ajo pati disa përplasje me Armaldon dhe Oltën, duke i thënë kësaj të fundit: "Mjerë burri që të ka në shtëpi".
Ndërkohë, gjatë një bisede me Luizin, teksa po bënte gati valixhet për t’u larguar, Ermiona i kërkoi artistit nga Shkodra që pasi të dilte nga ajo shtëpi, mos të lejonte asnjë të fliste keq për të.
Ermiona: Të lutem mos lejo që të ndyjnë emrin tim kur të dal. Shpresoj ta fitosh ti.
Pas daljes në postimin e parë në Instagram, Jona publikoi një moment të përqafimit të saj me Luizin, ku e etiketoi si fitues.

Kujtojmë që në momentin kur Ermiona ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luizi, Eva, Kristi, Keisi dhe Tani. Banorët e tjerë, ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën, duke mos zgjedhur që ta takonin.
Ermiona përqafoi dhe puthi Luizin, me të cilin ka pasur afrimitet më shumë në shtëpi, ndërsa si për çudi, Kiara nuk tentoi as ta takonte.