Një ngjarje aspak e këndshme i ka ndodhur një çifti italian këtë fundvit.
Burri kishte fshehur kursimet e tij prej 20 mijë eurosh në oxhak, pasi mendonte se ishte një “kasafortë e sigurt”. Por të gjithë u bënë hi, kur bashkëshortja e tij vendosi të ndezë zjarrin pavarësisht temperaturave të buta këto ditë në Romë të Italisë.
"Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha aty. Çdo vit para se të ndez zjarrin i lëviz paratë. Tani kur pashë flakët humba mendjen", ka thënë burri.
Ai nuk ka pritur që oxhaku të ndizet edhe për disa ditë. Burri, i cili jeton në via dei Quattro Venti në lagjen Monteverde të Romës, ka thënë se lënia e parave në oxhak nuk është asgjë e re për të.
“Mendova se ishte një vend i sigurt, ku hajdutët nuk do të kishin shkuar kurrë për të kërkuar. Gruaja ime nuk e dinte që unë i fsheha atje. Çdo vit, para se të ndezja zjarrin, i lëvizja përreth."
Por gruaja vendosi të krijojë një atmosferë festive por që në fakt u krijua atmosferë aspak e këdshme.