Burri e ndërton këtë skulpturë me gurë buzë detit, teksa gruaja po bënte “shopping”

4 October 2023, 19:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Burri e ndërton këtë skulpturë me gurë buzë detit,
Skulptura me gurë e krijuar buzë detit

Më pak se një orë i është dashur një burri në Angli për të ndërtuar këtë skulpturë duke balancuar gurët buzë detit, teksa bashkëshortja e tij ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare.

Episodi i pazakontë ka ngjallur reagime të shumta, kryesisht pozitive duke shkaktuar edhe ilaritet.

Harry Maddox, tha se është vizitor i rregullt i plazheve, ku mbledh gurë dhe ndërton këto skulptura.

Pasi i balancon gurët, një proces që kërkon shumë durim, ai vendos ta shkatërrojë sërish skulpturën por më parë e fotografon.

Ai tha se të mërkurave e dërgon gruan për të bërë “shopping” teksa vetë shkon në plazh ku ka rreth 1 orë kohë të lirë për të krijuar skulpturat e tij.


Video