Blu Pond, misteri i liqenit që ndryshon vazhdimisht ngjyrën

18 April 2022, 17:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Blu Pond, misteri i liqenit që ndryshon vazhdimisht ngjyrën

Në pjesën më veriore të Japonisë ekziston ishulli Hokkaido, një vend vërtetë i veçantë. Bëhet fjalë për Blue Pond, një liqen i madh, që prej disa vitesh është bërë një destinacion për turistët nga i gjithë vendi. Pse? Ngjyra e jashtëzakonshme.

Pasqyra e ujit, praktikisht duket sikur ndryshon vazhdimisht ngjyrën: një fenomen me të vërtetë interesant, që të çon shpesh në ngjyra spektakolare.

Blu Pond, misteri i liqenit që ndryshon vazhdimisht ngjyrën

Pas shpërthimit të vullkanit afër Tokachidake, në vitin 1998, autoritetet vendosën që të ndërtonin një barrierë për të mbrojtur zonën. Me kalimin e kohës, një lum i vogël ka grumbulluar një sasi uji të madhe, derisa u krijua liqeni.

Blu Pond, misteri i liqenit që ndryshon vazhdimisht ngjyrën

Origjina e ngjyrave ende nuk është e qartë, edhe pse nuk përjashtohet se mund të bëhet fjalë për substanca kimike, që kanë kontaminuar ujin. Hidroksid i alumini, në veçanti, do të krijonte reflektimin spektakolar të dritës , ndërkohë që squfuri, tipik i zonave termike dhe ngjyra e bardhë e shkëmbinjve, krijojnë një efekt magjik ngjyrë blu.

Blu Pond, misteri i liqenit që ndryshon vazhdimisht ngjyrën

Ndërkohë, liqeni Blue Pond, është subjekt i fotografive nga shumë turistë, të cilat shpesh janë në National Geographic dhe madje edhe nga Apple, që ka përfshirë një imazh të liqenit për sistemin e ri operativ. Në disa imazhe, ujërat duket jeshile, në disa ngjyrë blu, e të tjerë.

Blu Pond, misteri i liqenit që ndryshon vazhdimisht ngjyrënBlu Pond, misteri i liqenit që ndryshon vazhdimisht ngjyrënBlu Pond, misteri i liqenit që ndryshon vazhdimisht ngjyrën

 



Video