Besa ngjitet sot në skenën e Eurovision, ja si mund ta votoni

9 May 2024, 19:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Besa ngjitet sot në skenën e Eurovision, ja si mund ta votoni
Besa Kokëdhima

Besa Kokëdhima do të performojë mbrëmjen e sotme në skenën e spektaklit evropian të këngës, Eurovision. Ajo përfaqëson Shqipërinë me këngën “Titan” që tashmë ka pësuar disa ndryshime dhe do të këndohet në gjuhën angleze.

Këngëtarja ka edhe një mesazh drejtuar bashkëkombësve kudo në botë.

Falënderuese për dashurinë dhe mbështetjen që ka marrë gjatë gjithë kësaj kohe, Besa i ka bërë thirrje që ta votojnë.

“A jeni gati? Sonte jemi të gjithë bashkë në gjysmëfinale. Vota 02, Voto Shqipërinë. Faleminderit për mbështetjen! Duke dërguar dashuri për të gjithë ju”, shkruan në Instagram Besa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BΞSΛ (@besaofficial)


Video