Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother Vip’ sezonin që shkoi dhe një nga personazhet më të dashura për publikun.
Por në këtë sezon të dytë, pjesë e BBV është bërë një shoqe e saj. Bëhet fjalë për Jori Dellin, të dyja të rritura në Itali dhe të dyja modele të njohura në atë shtet
Për shoqërinë e ngushtë që Beniada ka me Jorin, mund ta shohim edhe në rrjete sociale, ku shikon se sa shumë Beniada e suporton atë.
Por ditën e sotme, me anë të një shkrimi në postimin e fundit, Beniada ka ngritur dyshimet se ndoshtamund të futet në shtëpinë e “BBV2” për të surprizuar Jorin.
Ajo ka publikuar një foto të saj dhe krahas saj shtron pyetjen: "Kujt do t'i bëj unë surprizë sonte?". Nëse i hedh një sy komenteve, të gjithë mendojnë se ajo do të futet në BBV për të surprizuar Jorin.
