Gjatë gjithë javës nuk kanë munguar debatet midis Armaldo Kllogjerit dhe Luiz Ejllit. Që prej të martës, Maestro është në nominim dhe kjo përplasja me Luizin në fillim u duk si “déjà vu” e disa javëve më parë, kur bëri të njëjtën gjë që të qëndronte në shtëpi.
Por, duket se këtë herë ka diçka të vërtetë në gjithë reagimin e tenorit. Por, duket se debati është acaruar më shumë pasditen e djeshme. Shkak ka qenë komenti i Luizit ndaj Armaldos, i cili i ka thënë se po i serviloset Oltës për shkak të "Zarfit të Kuq" dhe ka vënë re se prej momentit të mbërritjes së këtij zarfi, ai ka ndenjtur pranë Oltës për të mos e nxjerrë në nominim.
Luizi i kërkoi falje Armaldos nëse është ndjerë i ofenduar nga ai dhe i bëri të qartë se komunikimi dhe shakatë mes tyre nuk do të jenë më si më parë.
Por, mëngjesin e sotëm Armaldo është ngritur dhe iu ka kërkuar të gjithë banorëve që të flasin për bullizimin, pasi ai ndihej viktimë e këtij fenomeni.
Së fundmi në një bisedë me Diolën, Armaldo ka kërkuar që të bëhen të gjithë banorët bashkë, t'i bëjnë presion produksionit dhe të nxjerrë Luizin nga shtëpia. Sipas tij, Luizi është toleruar që në fillim.
“Gabimi më i rëndë dhe më i madh që kemi bërë. Ne jemi solidarizuar me situatën e Dea Mishel, por nuk kemi qenë koherentë që ta godasim këtë fenomen gjatë gjithë kohës. Por, e kemi pranuar dhe jemi dorëzuar përpara këtij fenomeni. Kemi thënë nuk kemi çfarë i bëjmë. Jo, jo po të mblidhemi të gjithë, kokë më kokë, kemi çfarë të bëjmë. Se bashkimi bën fuqinë. Mund ta vendosim me shpatulla pas muri dhe t’i themi merr valixhet dhe ik nga shtëpia. Se ky spektakël nuk ka nevojë për njerëz të tillë,”-shtoi Maestro.