Banorët do të zgjedhin ‘Qeverinë e BBV', Luizi nis fushatën për t’u bërë kryeministër, Qetsori refuzon ministrinë e Brendshme

12 April 2023, 17:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Banorët do të zgjedhin ‘Qeverinë e BBV', Luizi nis
Banorët do të zgjedhin ‘Qeverinë e BBV'

Një tjetër zarf hyri në shtëpi ditën e sotme. Vëllai i Madh i dha mundësinë banorëve që ata të zgjidhnin qeverinë e Big Brother.

Ata duhet të votonin në dhomën e rrëfimit për funksionet qeveritare të përcaktuara dhe pas përfundimit të votimit, Vëllai i Madh do njoftojë secilin banor, për pozicionin përkatës si dhe etapat që ata duhen të ndjekin më pas.

Banorët duhet të kishin parasysh që të votonin dikë që do mund të zgjidhte hallet e popullit.

Ata nuk duhet të votojnë për veten e tyre. 

Pas leximit të zarfit, Luizi u shpreh se ai ka dëshirë të marrë pozicionin e kryeministrit, ndaj nisi fushatën në shtëpi për mbledhjen e votave.

Duke biseduar me Qetsorin ai tha se deri më tani ka 5 vota. Sipas tij, Kiara, Efi, Jori, Keisi dhe Elvisi do ia japin votën atij.

Ai u shpreh se u ka thënë këtyre të pestëve, që votën për ministër të Brendshëm të ja japin Qetsorit.

Ky i fundit u shpreh se ai do të bëhet ministër i jashtëm dhe jo i brendshëm. Luizi tha se nuk e kanë në dispozicion një pozicion të tillë, ndërsa Qetsori shtoi se ai nuk e bën dot atë post, sepse nuk merret dot me fjalët brenda ministrisë.

 

 


Video