“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh”, Luizi deklarata të forta për Arjolën: Ishte banorja më fallco

23 January 2023, 23:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh”, Luizi
Luizi ne BBVIP

Produksioni i “Big Brother Vip Albania” ka vendosur që banorët të vihen sonte në rolin e opinionistëve dhe të diskutojnë për lojën e banorëve të edicionit të parë.

Banorët diskutuan fillimisht për finalistët, Ilirin dhe Donaldin, e më pas për banorët e tjerë. Teksa po diskutohej për aktoren Arjola Demiri, Luizi kishte një koment për lojën e saj në “BBV1”.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”, tha Luizi.

 


Video