Avioni që u ngrit në vitin 2023 dhe u ul në vitin 2022

2 January 2023, 14:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avioni që u ngrit në vitin 2023 dhe u ul në vitin 2022
Fluturimi i rrallë mes ndryshimeve kohore

Zonat kohore sigurisht që mund të jenë konfuze dhe ato habitën pasagjerët në një fluturim që udhëtonte nga Seuli, Kore e Jugut për në San Francisko, SHBA në ditën e Vitit të Ri, që do të thotë se po kthehej nga 2023 në 2022.

Avioni u ngrit nga Seuli 35 minuta pas mesnatës së 1 janarit 2023 dhe u ul në San Francisko në orën 17:14 të 31 dhjetorit 2022.

Diferenca kohore mes këtyre dy qyteteve është deri në 17 orë, megjithëse vetë fluturimi zgjat rreth 9 orë.

Ndjekësit e Flightradar24, të cilët e postuan këtë në Facebook, u kënaqën dhe disa rrëfyen situatat në të cilat u gjendën.

“Një herë kam udhëtuar nga Sydney në Honolulu me një fluturim 10-orësh. Avioni u nis në orën 18:00 të së shtunës dhe mbërriti në Honolulu në orën 7 të mëngjesit, gjithashtu të shtunën! I shijova dy të shtuna, por edhe jet lag ishte konfuz”, tha një përdorues.


Video