Arjon Muça do të largohet nga RTV Ora, ja në cilin ekran pritet ta shohim

31 October 2022, 21:13Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arjon Muça do të largohet nga RTV Ora, ja në cilin ekran pritet
Arjon Muça

Moderatori Arjon Muça të cilin e kemi parë çdo ditë në RTV Ora, nuk do t’ju zgjojë më në mëngjes. Moderarori ka hequr dorë nga programi “Dita e Re”  të cilën e bashkëprezantuar me kolegen, Arjola Shehu.

Por burime për "Kryefjala" bëjnë me dije se moderatori është parë në ambientet e Top-Channel dhe ai ka bërë audicione për programin “Shqipëria Live”. Audicione për këtë program ka bërë edhe moderatori Alban Musa.

Por mesa duket Top-Channel ka vendosur për Arjon Muçën, që do ta shohim së shpejti në Top. Megjithatë jemi në pritje …


Video