Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Arbër Hajdari, i ftuar në “Më lër të flas” dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet baba dhe tregoi edhe gjininë. Ai dhe partnerja, Vlera, do të bëhen prindër të një vajze.
“Do bëhem baba shumë shpejt dhe këto festa do i pres ndryshe”, tha Arbri dhe më tej vijoi: “Zoti e pranoi lutjen time. Unë doja të bëhesha babai i një vajze dhe do bëhem me vajzë”.
Ai tha se të menduarit dhe prioritetet e tij kanë ndryshuar muajt e fundit, duke qenë se një fëmijë do të vijë në jetë.
Arbri, prej kohësh është në një marrëdhënie me partneren e tij, Vlera Devollin dhe ka pranuar se ajo e bën shumë të lumtur.
Ai është shprehur se ajo ka një karakter të veçantë dhe se së bashku janë takuar në Kosovë, për çështje pune.