Arbana e quajti "fanse", reagim i menjëhershëm i Balina Bodinakut: Kompleksi është vuajtje (VIDEO)

14 May 2023, 21:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbana e quajti "fanse", reagim i menjëhershëm i Balina
Balina dhe Arbana

Mbrëmë u mbajt Post Big Brother VIP2 dhe në studio nuk munguan diskutimet dhe përplasjet kur Arbana Osmani risillte ndërmend debatet brenda shtëpisë.

Zhaklina dukej shumë e indinjuar me Kiarën dhe Efin e cila kerkonte një "më fal" prej tyre dhe Arbana ndërhyn duke thënë: “Ndoshta do e kishit pasur më të lehtë të bëheshit fansa,vitin e kaluar kemi pasur edhe opinionistë që janë bërë fansa…”

U duk qartë se e kishte fjalën për Balina Bodinakun që u përfol aq shumë për preferencën e saj kundrejt Donald Veshaj.

Balina duket se ka qënë duke e ndjekur dhe reagoi në Instagram ku shkroi: “Fanse është zgjedhje. Kompleksi është vuajtje”.

Dhe nuk është ndalur këtu sepse mëngjesin e sotëm me zë dhe figurë ka nxjerrë disa të vërteta të paditura për publikun.

Ajo thotë se Arbana e ka ftuar të jetë sërisht opinioniste në BBV2 kështu që në rrethana të tjera mbrëmë do ta kishte si opinioniste në studio ndaj edhe mendon se ka qënë shaka.


Arbana e quajti "fanse", reagim i menjëhershëm i Balina


Video