Amber Heard mbetet pa para, shet vilën luksoze pas gjyqit të humbur me Johnny Depp

1 August 2022, 21:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Amber Heard mbetet pa para, shet vilën luksoze pas gjyqit të humbur me
Amber Heard shet vilën luksoze

Pas përballjes së ashpër mes Johhny Depp dhe Amber Heard, gjykata e Los Anxhelosit vendosi në favor të aktorit.

Aktorja e “Aquaman” duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj një total prej 10 milionë dollarësh, pasi u shpall fajtore për shpifje.

Amber, e sfiduar financiarisht, së fundmi ka shitur vilën e saj në shkretëtirën e Kalifornisë jugore për vlerën 1.5 milionë dollarë.

Amber Heard mbetet pa para, shet vilën luksoze pas gjyqit të humbur me

Sipas mediave të huaja, 36-vjeçarja e kishte blerë vilën para pandemisë dhe që atëherë vlera e saj ishte rritur, duke bërë që Heard të fitojë rreth 500,000 dollarë më shumë.

Johnny Depp e paditi Amber Heard për shpifje për një artikull të shkruar në “Washington Post” në Dhjetor 2018, ku 36-vjeçarja pretendonte se Depp kishte abuzuar me të gjatë kohës që ata ishin bashkë.


Video