Aktorja e njohur, pjesë e Big Brother Vip Albania 2?

16 December 2022, 13:22Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aktorja e njohur, pjesë e Big Brother Vip Albania 2?

Edhe pak na ndajnë nga nisja e Big Brother Vip Albania 2.

Kurioziteti i publikut për emrat e personazheve që do të marrin pjesë është shumë i madh. Ditën e sotme një tjetër emër është aluduar se do të jetë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë.

Sipas “Kryefjala” aktorja Eva Aliko ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Eva thuhet se ka qenë një emër pretendent edhe vitin e kaluar por duket se këtë edicion ajo “e ka ndarë mendjen”. Gjithsesi ne na mbetet të presim “natën e madhe” për ta zbuluar.

Së fundmi dy emrat të cilët po përfliten se do të jenë pjesë e lojës janë moderatorja e njohur Lei Kraja dhe aktori Gent Hazizi.

Gjithashtu emrat e tjerë të cilët janë ‘zbuluar’ se do të marrin pjesë në “BBVIP” janë: Kiara Tito, Albi Nako, Jori Delli dhe vajza e Sabianit, Keisi Medini. Dhe pse Arbana Osmani nuk e ka dhënë një datë fikse se kur do të nisë “Big Brother Vip” , mendohet se është data 24 dhjetor, pikërisht nata e Krishtlindjeve.

 



Video