A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Aktori amerikan Jeremy Renner është aktualisht në ‘gjendje kritike por të qëndrueshme’ për shkak të lëndimeve që mori, ndërkohë që po pastronte borën me një makinë borëpastruese.
Aktori 51-vjeçar u transportua me helikopter në spital të dielën dhe raportohet se po merr një kujdes mjekësor, ndërsa familja e tij po i qëndron pranë.
Renner zotëron një shtëpi në zonën Tahoe/Reno, e cila u prek rëndë nga një stuhi që la 35,000 familje pa energji në qarqet e Nevadës Veriore.
Ai gjithashtu duket se kënaqet me drejtimin e mjeteve për pastrimin e borës dhe zotëron makineri të rënda.
Aktori është i njohur për rolet e tij në ekskluzivitetet e Marvel si Haëkeye, Avengers dhe Captain America.