Aktivistja Brizida Gjikondi, pret flokët në shenjë revolte për 22-vjeçaren që u vra në Iran (Video)

27 September 2022, 10:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktivistja Brizida Gjikondi, pret flokët në shenjë revolte
Brizida Gjikondi

Aktivistja Brizida Gjikondi është bërë pjesë e nismës ndërkombëtare duke prerë flokët në shenjë revolte për 22-vjeçaren Mahsa Amini e cila po mbahej nga Policia e moralit për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit.

Ajo ndërroi jetë  pasi pësoi një goditje në tru dhe disa sulme në zemër ndërsa ishte në qelinë e paraburgimit. Në një video të publikuar në rrjete sociale, shfaqet duke prerë flokët, nismë që ka nisur në Iran.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Të paktën 450 persona janë arrestuar në Mazandaran, një provincë veriore të Iranit, gjatë 10 ditëve të fundit të protestave.

 


Video