A po flirton Jori me Luizin? Të gjitha dyshimet (VIDEO)

6 March 2023, 20:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A po flirton Jori me Luizin? Të gjitha dyshimet (VIDEO)
Luizi dhe Jori

Ka vetëm 48 orë që ka hyrë në Big Brother Vip dhe modelja Jori Delli po trazon ujërat jo vetëm në shtëpi, por më shumë në rrjetet sociale.

Njerëzit janë të sigurtë që Lori po flirton me Luizin, madje haptazi dhe sipas tyre provat janë kudo.

Gjithçka nisi me kostumin gri. Ishte Luizi që ia dhuroi veshjen modeles, pasi ende nuk i kishte ardhur valixhja me rroba në shtëpi.

Trëndafili që i dhuroi Luizi i shtoi edhe më shumë dyshimet se mes tyre ka një pëlqim. Për këtë njerëzit vënë në dukje edhe provokimet e vazhdueshme të Jorit ndaj Luizit. Jo pak herë modelja ka kërkuar vëmendjen e Luizit, edhe kur Kiara ka qenë aty. Mbrëmjen e kaluar ajo bëri shenjën e peshkimit ndaj Luizit dhe ky i fundit iu “bind” duke iu afruar për të kërcyer me të.

Jo vetëm kaq, por edhe pyetje provokuese që i nisi që mëngjesin e së dielës. “Nuk ti ka rregulluar Kiara rrobat e dollapit?”, pyeti Luizin që nuk i ktheu përgjigje.

Jori pati një koment edhe për tatuazhin që bëri Luizi dedikuar Kiarës.

“Po sikur të ndaheni”, e pyeti modelja pasi pa tatuazhin në krah.

“Hidhu me mua në pishinë. Dhe mua do më ngacmosh? O Luiz, o bos. Je shumë i mirë, je zemra e shtëpisë”.

“Më shpejt i kam thënë Jori ti amo se Kiarës”.


Ndërkohë që nuk kanë munguar në asnjë moment vështrime flirtuese të Jorit ndaj Luizit.

Mendoni se Jori ka vërtet pëlqim Luizin apo po bën gjithçka për të hyrë në lojë duke qëndruar me lojtarin më të fortë të shtëpisë?

 


Video