A ka biseduar me Sabianin? Lorenci zbulon më në fund qëllimin e vërtetë të hyrjes në BBV

11 April 2023, 13:27Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A ka biseduar me Sabianin? Lorenci zbulon më në fund qëllimin e

Lorenc Hasrama ka folur për emisionin Breaking në “Top News” për eksperiencën e tij në Big Brother.

Pasi përsëriti se vendosi të largohej nga shtëpia, përpara se të dilte nga limitet e tij, ai u pyet nga moderatorja nëse arsyeja pse u fut në shtëpi ishte për të prishur lidhjen mes Kejsit dhe Kristit.

“Nëse do ta bëja do isha budalla, dhe nuk besoj se nuk jam. Nuk do ta fusja veten në një situatë të tillë, sepse e dija që do gjykohesha si person që do futesha mes një çifti. Nuk ka qenë kjo arsyeja, unë jam futur për të promovuar veten dhe muzikën tim. Gjërat rrodhën ashtu dhe unë s’jam shumë i lumtur për këtë".

A e ke takuar Sabianin?

“Nuk jam takuar me Sabianin, e kam mendua ta marr në telefon, por dua të jem më i qetë”, tha Lorenci për Breaking.


Video