A ishin fëmijët e Shkëlzen Berishës në dasmë? E tregon vetë Armina Mevlani

1 October 2022, 20:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A ishin fëmijët e Shkëlzen Berishës në dasmë? E
Shkelzen Berisha me femijet e tij

Tani që kanë kaluar disa ditë nga dasma e Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit, kjo e fundit ka gjetur kohë për të biseduar me ndjekësit e saj.

Mes të tjerash një ndjekës e ka pyetur Arminën nëse fëmijët e Shkëlzen Berishës ishin të pranishëm në dasmën e tyre. Në përgjigjen e saj, Armina shkruan se fëmijët e Berishës ishin në dasmën e babait të tyre, ndërsa shton se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ta.

“Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”, shkruan Armina Mevlani.

A ishin fëmijët e Shkëlzen Berishës në dasmë? E

Bashkëshorti i blogeres nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.

Gjatë një puntate të “Goca dhe Gra”, ku Armina është bashkëprezantuese, u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to.

“Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marrëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina.

A ishin fëmijët e Shkëlzen Berishës në dasmë? E

Më herët një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është shtatzënë dhe Armina nuk ka ngurruar aspak t’i përgjigjet.

“Akoma jo, së shpejti, do të doja ta përjetoja këtë eksperiencë në fakt”- shkroi Armina.



Video