A është kjo aktore simpatike e dashura e Bjordit?

26 January 2023, 17:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A është kjo aktore simpatike e dashura e Bjordit?
Bjordi

Bjordi, që kur hyri për të dytën herë në “Big Brother” e bëri të qartë që ka një të dashur jashtë, por s’e kishte në plan ta tregonte emrin e saj. Por, s’e di Bjordi që Instagram-i të tradhton dhe tregon gjithçka.

Një numër i madh ndjekësish symprehtë vunë re se Bjordi mori disa sekonda për të përshëndetur të dashurën dhe për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre. Më pas, banori saktësoi se e kishte fjalën për macen e tyre, Amma-n.

Sa romantik! Dhe i nxituar njëkohësisht! Sepse gjejeni kush ka postuar me Amma-n e lezetshme.

Anna Lika!

A është kjo aktore simpatike e dashura e Bjordit?

Ja pra, në këtë foto, shohim një #Anna dhe një #Amma!

Ja një mace shuuuumë e ngjashme me Amma-n që pozon me Annën, shfaqet edhe në Instagram-in e Bjordit.

A është kjo aktore simpatike e dashura e Bjordit?

Dhe Amma paska shumë qejf t'u rrijë "prindërve" mbi supe.

A është kjo aktore simpatike e dashura e Bjordit?

Tjetër pistë? Janë follow, por kjo mund të jetë edhe sepse kanë qenë aktorë në serialin “HOT”. Por, edhe aty mund të jenë njohur më shumë dhe të kenë krijuar një lidhje.

Gjithashtu, Bjordi i ka thënë Oltës se partnerja e tij është kolege me të dhe se ngjasojnë nga karakteri. Pra, një aktore në zemrën e Bjordit./Anabel.al



Video