Tërmet në Big Brother Vip? Olta e shokuar bën "dramën" e radhës

23 February 2023, 10:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tërmet në Big Brother Vip? Olta e shokuar bën
Olta Gixhari dhe banorët e tjerë

Që nga prime-i ku banorve të Big Brother VIP, iu tregua nga produksioni për tërmetin e rëndë në Turqi, Olta e ka marr me shumë frikë.

Ditën e djeshme, banorët ishin duke luajtur sfidën e litarit, e cila do të vendosë shumë mbi fatin e nominimeve, dhe banorët ishin të detyruar të shkonin grup dhe deri tek dyert e tualeteve.

Por teksa, grupi i Ermionës ishin dukje pritur pas derës Beatin në tualet, Olta ka shokuar duke thënë shumë e sigurt se është duke ndodhur tërmet.

“Hë tërmet, po po, u tunda unë, ishte tërmet e ndjeva, e parandjeva, ishte kështu poshtë lartë”, shprehet Olta shumë e shqetësuar, teksa më vonë tha se do e zbërthente rripin e litarit nëse binte tërmet.

Banorët e tjerë që ishin me të, i thanë Oltës se nuk kishte rënë tërmet, por e kishte nga lodhja.


Video