Zyrtari rus: Nuk do e zgjasim shumë operacionin ushtarak në Ukrainë

15 April 2022, 11:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zyrtari rus: Nuk do e zgjasim shumë operacionin ushtarak në
Lufta në Ukrainë

Një zyrtar rus ka thënë se lufta në Ukrainë do të mbarojë së shpejti, shkruan la Republica.

Operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të përfundojë së shpejti, ne nuk do ta zgjasim atë, ka thënë nënkryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Rusisë Andrei Klimov, sipas fjalëve të cituara nga agjencia e lajmeve Ateo Breaking.

Gjatë 24 orëve të fundit në luftën Rusi-Ukrainë anija luftarake ruse Detit të Zi, Moskva, është fundosur në det pasi një zjarr në bordin e saj detyroi ekuipazhin të evakuohej. Ukraina thotë se ka sulmuar anijen, ndërsa Rusia pretendon se municionet në bord janë hedhur në erë.

Mbytja e anijes shihet si një goditje masive për marinën ruse.

Luftimet vazhdojnë në lindje të Ukrainës, në ditën e 51-të të luftës. Shpërthime janë raportuar edhe në Kiev, si dhe në qytetin Kherson

Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia do të zhvendosë drejtimin e eksporteve të saj të naftës dhe gazit në Azi. Ai paralajmëroi se vendet evropiane po destabilizojnë tregun duke u larguar nga gazi dhe nafta ruse.


Video