Zvicra nis konfiskimin e 141 milionë dollarëve të ish-presidentit ukrainas, do i shpërndahen popullit

16 February 2023, 00:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zvicra nis konfiskimin e 141 milionë dollarëve të ish-presidentit
Ish presidenti ukrainas

Zvicra ka nisur procesin e konfiskimit të miliona dollarëve pasuri që i përkasin ish-presidentit ukrainas Viktor Yanukovych dhe familjarëve të tij.

Bëhet fjalë për rreth 141 milionë dollarë që besohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Procesi i ri ka për qëllim konfiskimin e kësaj pasurie marramendëse të vendosur përmes korrupsionit, dhe shpërndarjen e saj te populli ukrainas, përmes një marrëveshjeje midis dy shteteve.

Konfiksimi i pasurisë së Yanukovych nuk ka lidhje me sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, bëri me dije qeveria zvicerane përmes një deklarate.

Yanukovych u arratis në Rusi në vitin 2014 pas protestave masive kundër politikave të tij të diskutueshme pro-ruse dhe planeve të tij për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Gjyqësori ukrainas e akuzon qeverinë e përmbysur atëherë dhe familjen e ish-presidentit për korrupsion masiv. Disa ditë pas përmbysjes, Zvicra ngriu asetet e presidentit të rrëzuar dhe familjarëve të tij.

Autoritetet ukrainase kanë luftuar për të konfiskuar asetet e depozituara në Zvicër për arsye ligjore dhe, së fundmi, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Në maj të vitit 2022, qeveria zvicerane i kërkoi Ministrisë së Financave të hapte procedurat e para për konfiskimin e aseteve që tejkalojnë 100 milionë CHF. Pas kontrolleve të mëtejshme, tani synon të konfiskojë 30 milionë CHF shtesë.


Video