Zjarret mbërthejnë Spanjën dhe Francën

18 June 2022, 21:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zjarret mbërthejnë Spanjën dhe Francën

Franca, Spanja dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore po përjetojnë temperatura rekord, që kanë ngjallur shqetësim për zjarret në pyje dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Termometri shënoi mbi 40 gradë këtë fundjavë, ndërsa parashikohet që kjo e diel të shënojë një ulje të lehtë të tyre.

Spitalet franceze janë në gatishmëri për të pritur pacientë me gjendje të ndërlikuar shëndetësore për shkak të të nxehtit, ndërsa nxënësve të shkollave iu këkrua të qëndronin në shtëpi .

Kryqi i Kuq organizoi gjithashtu përpjekje për të shpërndarë ujë të ftohtë për pastrehët në Tuluzë, ku temperaturat gjithashtu janë rekord.

Më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit po luftonin me zjarret në disa rajone të tjera, duke përfshirë pyjet në Katalonjë.

Disa qytete në veri të Italisë kanë njoftuar racionimin e ujit dhe rajoni i Lombardisë mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pasi një thatësirë rekord që kërcënon të korrat. Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën e saj më të nxehtë të vitit të premten me temperatura që arritën mbi 30 Celsius në orët e hershme të pasdites. Sipas ekspertëve, temperaturat e larta janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike.


Video