Zhvillim i papritur / Takim mes Iranit dhe liderave të BE-së në Gjenevë

18 June 2025, 22:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zhvillim i papritur / Takim mes Iranit dhe liderave të BE-së në

Zyrtarët evropianë do të takohen me diplomatët iranianë në Gjenevë të premten, raporton Reuters, duke cituar një burim diplomatik gjerman.

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, si dhe shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas, do t'u bashkohen bisedimeve bërthamore me diplomatët iranianë.

Prej nisjes së konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, liderat e Bashkimit Europian vazhdimisht kanë bërë thirrje për ndalimin e sulmeve dhe rikthimin në tyrezën e bisedimeve.

Mbetet e paqartë se kush do ta përfaqësojë Iranin në këtë takim, dhe nëse liderat e BE-së janë konsultuar me palën amerikane, ndërsa konflikti Izrael-Iran vijon të intensifikohet.

Vlen të theksohet se Irani ka kërkuar rikthimin te negociatat për programin bërthamor, ndonëse presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se "është tepër vonë".


Video