"Zhduken" thesare të çmuara nga Muzeu Britanik, policia zbarkon në ndërtesë!

16 August 2023, 18:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Zhduken" thesare të çmuara nga Muzeu Britanik, policia
Foto ilustruese: Muzeu Britanik


Një anëtar i stafit në Muzeun Britanik është shkarkuar teksa policia po heton pasi një numër objektesh nga një koleksion i rrallë janë zhdukur, dëmtuar apo edhe vjedhur.

Në një deklaratë pak çaste më parë, Muzeu Britanik tha se sendet përfshijnë "bizhuteri ari dhe xhevahire gurësh gjysmë të çmuar dhe qelqi që datojnë nga shekulli i 15-të p.e.s. deri në shekullin e 19-të pas Krishtit".

Muzeu britanik është një ndër më të mëdhenjtë në botë me plot 50 galeri dhe ekspozita që përmbajnë artefakte nga Egjipti në Kinë, Europa e deri te bota islamike.

Drejtori i muzeut, Hartëig Fischer ka thënë se incidenti është i pazakontë.

"E di që flas për të gjithë kolegët kur them se e marrim jashtëzakonisht seriozisht ruajtjen e të gjitha sendeve që kemi nën kujdesin tonë", tha ai.

Veprime ligjore do të ndërmerret ndaj anëtarit të personelit që u shkarkua, shtoi muzeumi.

Komanda e Krimit Ekonomik e Policisë Metropolitane gjithashtu ka nisur hetimet mbi ngjarjen.


Video