Zgjedhjet në Francë, exit polli: Surprizë, Le Pen kokë më kokë me Macron

10 April 2022, 18:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjedhjet në Francë, exit polli: Surprizë, Le Pen kokë
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen

Do të jetë një rezultat kokë më kokë turni i parë i zgjedhjeve presidenciale franceze.

Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen janë të barabartë 24% sipas një exit poll të Libre Belgique (mediat franceze nuk lejohen të nxjerrin exit polle deri në mbylljen e votimeve. Votohet deri në orën 20.00). kandidati i së majtës Jean-Luc Melenchon ndalet në kuotën 19%.

Zgjedhjet në Francë, exit polli: Surprizë, Le Pen kokë

Për presidentin në detyrë të dhënat janë shqetësuese, nëse konfirmohen, sepse sondazhet para votimit jepnin një Le Pen në rritje, por sidoqoftë pas kandidatit të La Republique en marche, të paktën një pikë në përqindje.

Një fitore e Marine Le Pen në turnin e parë do të ishte një surprizë e madhe dhe më pas nëse do të konfirmohej në balotazh do të kishte pasoja të mëdha jo vetëm për Francën, por për të gjithë skenën evropiane, duke qenë afërsinë Marine Le Pen me Putin, partia e saj ka marrë në të kaluarën financime nga Moska. Rreziku tjetër është edhe ai i një parlamenti të pakontrolluar.


Video