Një tentativë për të ekzekutuar presidentin e Ukrainës, Volodomyr Zelensku raportohet se është arritur të shmanget.
Mediat e huaja shkruajnë se një grua ukrainase është vënë në pranga pas zbulimit të planit. Ajo mblidhte informacion për vendndodhjen e presidentit ukrainas dhe ia dërgonte Rusisë, të cilët më pas planifikonin koordinatat e reja të sulmeve me raketa.
Shërbimi Sekret Ukrainas (SBU) thotë se ka arritur të mbledhë informacione për këtë plan, duke e kapur gruan ukrainase në flagrancë gjatë tentativës për t'i dhënë informacion rusëve.
SBU gjithashtu pretendon se gruaja mblidhte informacion për paisjet elektronike të ushtrisë ukrainase si dhe depot e armatimeve.
Kjo besohet të mos jetë hera e parë e tentativës për të vrarë Zelenskyn. Vetë ai disa herë është shprehur se jeta e tij është nën kërcënime të vazhdueshme.