Zelensky “e zhduk” Albin Kurtin nga takimet e tij në Athinë

22 August 2023, 20:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky “e zhduk” Albin Kurtin nga takimet e tij në
Liderat e Ballkanit Perëndimor dhe Zelensky pozojnë për fotografët në Athinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe liderat e Ballkanit Perëndimor ishin dje në Athinë në kuadër të 20 vjetorit të Samitit Ballkanik. Në kryeqytetin grek mungoi kryeministri Edi Rama, i paftuar nga homologu i tij Kyriakos Mitsotakis.

Por surprizë vizitë ishte ajo e presidentit Ukrainas Volodomyr Zelensky. Ai mbërriti në Athinë herët në mëngjes dhe u bë pjesë e darkës së shtruar nga Mitsotakis, ky i fundit i premtoi se vendi i tij do të trajnojë pilotë ukrainas për avionët “F-16”.

Zelensky u takua me të gjithë të ftuarit që ndodheshin në Athinë, përfshi edhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në rrjetet sociale presidenti ukrainas ka shpërndarë pamjet nga takimet me të gjithë liderat, përveç njërit, Albin Kurtit.

Zelensky ka shtrënguar duart edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski, dhe ka biseduar me ta “kokë më kokë”.

Por me Kurtin nuk e ka bërë një gjë të tillë. Zelensky ka shtrënguar duart me të vetëm në një moment gjatë darkës, dhe këtë moment e ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë Kurti.

Kujtojmë se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa zërat për ta bërë një gjë të tillë janë shtuar edhe më shumë pas pushtimit nga Rusia.

Zelensky “e zhduk” Albin Kurtin nga takimet e tij në
Takimi Kurti - Zelensky

Video