Zbulohet e vërteta e fotos së Assad në Moskë pas largimit nga Siria

9 December 2024, 19:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet e vërteta e fotos së Assad në Moskë pas largimit
Foto e vjetër e Assad në Moskë

Ditën e djeshme, Bashar al-Assad dhe familja e tij braktisën Sirinë, duke e lënë vendin në duart e forcave rebele.

Avioni, i çoi ata në Moskë, dyshohet se bashku me një pasuri marramendëse që do t’i garantojë tashmë diktatorit sirian një jetë luksoze në Rusi.

Në mediat sociale qarkulloi një foto e Assad me Bashkëshorten duke ecur në Moskë, aty ku raportohet se kanë blerë plot 20 apartamente në një rezidencë prestigjioze.

Megjithatë, fotot është e vjetër, e disa viteve më parë, kur Assad vizitonte Rusinë.

Aktualisht nuk ka asnjë foto publike të Assad, nga Rusia, vendi që i dha azil politik.


Video