
Kjo ishte Pashka e tretë ortodokse e Ukrainës nën bomba, ndërsa Rusia nuk ndali sulmet. Gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm me dron në rajonin lindor të Kharkiv, ndërsa 14 të tjerë u plagosën në një sulm ajror të dielën pasdite në qytetin e Kharkiv.
Shpresat e Kievit janë të lidhura me armët e shumëpritura amerikane për t'i dhënë forcë të re trupave në front dhe për të fituar një pozicion më të favorshëm kur të mund të negociohet paqja.
Samiti i Paqes planifikuar në Zvicër, më 15 dhe 16 qershor, do t'i shërbejë Zelenskyt për të bashkuar aleatët dhe për të formuar një front të përbashkët kundër Moskës.
Me interes të veçantë shihet vizita e Xi Jinping, në Paris, ndalesa e parë në turneun e tij evropian. Sot Presidenti i Kinës takohet me Emmanuel Macron dhe udhëheqësen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Kjo është vizita e parë e udhëheqësit kinez në Evropë, që nga viti 2019. Gjatë turneut evropian, ai do të vizitojë edhe Serbinë e Hungarinë.
Udhëheqësi francez pritet që të bisedojë me Xi Jinping, për një sërë çështjesh, nga Ukraina e deri te tregtia.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus Lavrov sulmon: konferenca për Ukrainën në Zvicër është e kotë “pa pjesëmarrjen e Rusisë.