Vuçiç "mërzitet" që Kurti u ftua në Athinë: Format i çuditshëm, nuk e kuptoj

21 August 2023, 19:39Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç "mërzitet" që Kurti u ftua në
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka shprehur hapur qefmbetjen me Athinën zyrtare, për shkak se në takimin e sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ishte ftuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Vuçiç e quan si të çuditshëm formatin e darkës greke, teksa thotë se Prishtina u ftua edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën.

“Një format i çuditshëm në Athinë, nuk e kuptoj, por kjo është një pyetje për ata që na ftuan. U ftua edhe Prishtina, edhe pse Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën”, ka thënë Vuçiçi.

Vuçiçi gjithashtu është shprehur se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare, duke shtuar se takimi i sotëm në Athinë nuk do të jetë i lehtë për Beogradin.

Kujtojmë se po ditën e sotme, ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç ka kërcënuar si Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut për njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Video