Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç me një video-mesazh të publikuar në Instagram u ka bërë apel serbëve që “ta mbajnë kokën lart dhe të ruajnë vendin” e tyre.
“Do të luftojmë edhe më fort për Serbinë tonë. Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë, të luftojmë edhe më shumë për Serbinë tonë. Të punojmë më shumë. Të mbrojmë vendin tonë në çdo vend, ta ruajmë vendin tonë”, ka shkruar presidenti serb Vuçiç.
Vuçiç konfirmoi se shërbimet serbe po rindërtojnë atë që ndodhi më 24 shtator në Banjskë, kur një grup terroristësh të uniformuar u përplas me policinë e Kosovës, duke vrarë një polic shqiptar.
Duke folur për mënyrën se si filloi gjithçka, Vuçiç pretendoi se një grup serbësh fillimisht vendosën dy kamionë në urën e fshatit Banjskë, pra një barrikadë, por edhe se dyshohet se mes tyre ishin vendosur eksplozivë.
Mesazhi i Vuçiç duket se vijon të mbetet në kuadër të dyfytyrësisë së tij, ku në Perëndim vijon të shfaqet si viktimë që kërkon paqe dhe bashkëpunim, ndërsa në Serbi flet me mesazhe lufte, nacionaliste dhe gjuhë që nxit urrejtjen ndaj shqiptarëve.