“Serbia do të vazhdojë miqësinë me Rusinë dhe Kinën”. Kështu deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në një takim me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Kharchenko.
Vuçiç nënvizoi se Serbia do të ruajë partneritetet dhe marrëdhëniet tradicionale me Moskën dhe Pekinin.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik mes Serbisë dhe Rusisë.
Presidenti serb shtoi se shumë shpejt do të nisin bisedimet mes dy shteteve për kontratat e reja të furnizimit me gaz.
Serbia votoi kundër Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në lidhje me këtë vendim, Vuçiç u shpreh se Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u votua pro rezolutës.
Së fundmi Serbia ka blerë edhe armë nga Kina.