Vuçiç del me video-mesazh: Fahri Musliu nga Kosova nuk është babai im!

3 November 2023, 21:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç del me video-mesazh: Fahri Musliu nga Kosova nuk
Aleksander Vuçiç / Fahri Musliu / Babai i Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mohuar sërish zërat se gazetari nga Kosova, Fahri Musliu mund të jetë babai i tij biologjik.

Vetë Vuçiqi e ka përmendur në një dalje në televizion duke thënë “Fahri Musliu nuk është babai im, babai im është Angjelko”.

Pas kësaj gazeta serbe “Danas” ka botuar shkrimin “Një shqiptar në Beograd”: Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiçi thotë se nuk është babai i tij?”.

Ishte ky tekst që e detyroi Vuçiçin ta realizojë një video me babanë e tij dhe ta hedhë në Instagram.

“Unë jam krenar për babanë tim”, shkroi Vuçiçi.


Video