Vritet me armë në mes të lokalit arkitekti italian, në gjendje të rëndë ish-futbollisti

2 August 2022, 08:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vritet me armë në mes të lokalit arkitekti italian, në
Pamje nga vendngjarja

 Vrasje me armë në qytetin italian, Peskara.

Në një lokal, jo shumë larg qendrës, si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur një person dhe u plagos një tjetër në fytyrë.

Viktima quhej Ëalter Albi, 66 vjeç, me profesion arkitekt.

I plagosur rëndë është Luca Cavallito, 48 vjeç, një ish-futbollist me precedentë penalë.

Agresori me fytyrë të mbuluar më pas është larguar duke ikur me motor.

Alarmi është ngritur nga një punonjës lokali, i cili është fshehur poshtë një tavoline dhe ka kontaktuar me 118.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë banimi disa qindra metra larg qendrës së qytetit, pranë një parku dhe duket si një ekzekutim. Madje kryebashkiaku flet për “larje hesapesh”.

Disa dëshmitarë flasin për një dinamikë brutale dhe të trazuar. “Ik, ik po i qëllojnë të gjithë”. Kështu bërtitën disa djem që ndodheshin aty pranë dhe u larguan pas të shtënave. Një rrëmujë, me njerëz të fshehur pas mureve.

Sulmuesi ishte i veshur tërësisht me të zeza dhe me një maskë të plotë të fytyrës dhe iku me një motoçikletë me fuqi të lartë përgjatë Vittorio Veneto.

Në Pescara vrasja e fundit daton në natën e Vitit të Ri, por një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në prill pikërisht në Piazza Salotto qendrore me plagosjen e rëndë të një punonjësi restoranti.

Policia po punon për të zbuluar shkaqet e vrasjes dhe për të kapur autorin.


Video