Video: Ukraina sulmon nga ajri, zmbrapset autokolona ruse

11 March 2022, 12:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video: Ukraina sulmon nga ajri, zmbrapset autokolona ruse
Sulmi ndaj autokolonës ruse

Ushtria ukrainase ka mundur t’i bëjë ballë dhjetëra tankeve ruse, që ishin drejtuar për në Kiev.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si dhjetëra tanke dhe mjete të blinduara të ushtrisë ruse, bombardohen nga mbrojtja ukrainase, që përdori artileri, bomba e mina për t’i neutralizuar.

Pamjet shfaqin mbi 35 tanke ruse dhe mjete tjera të blinduara, që po lëviznin drejtë Brovary në lindje të periferisë së Kievit.

Kolona ushtarake ruse u ndal për shkak të shpërthimeve në rrugë, duke tentuar të rikthehen, por që ishte tepër vonë.

Ushtria ukrainase fillimisht goditi tankun e parë dhe të fundit të kolonës me qëllim që të tjerat t’i bllokoj dhe të mos munden të lëvizin. Më pas filloi shkatërrimi edhe i tankeve tjera.


Video