VIDEO/ Tmerr në SHBA, 82-vjeçari me aftësi ndryshe sulmohet me thikë në restorant

15 October 2022, 00:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Tmerr në SHBA, 82-vjeçari me aftësi ndryshe sulmohet me
Sulmi

Pamjet tregojnë një 82-vjeçar me aftësi të kufizuara që u godit pamëshirshëm me thikë në një sulm të paprovokuar teksa darkonte në Los Anxhelos. NyPost shkruan se sulmi i egër ndodhi pak para orës 19:00 në lagjen Mar Vista.

Pamjet e vëzhgimit nga brenda restorantit tregojnë sulmuesin duke hyrë në lokal me një skateboard të kuq dhe thikë në dorë. Në pak sekonda, i dyshuari i afrohet të moshuarit nga mbrapa ndërsa ai është ulur në një tavolinë pranë karrocës së tij me rrota brenda Taco Bell. Më pas ai e godet me thikë dy herë burrin me aftësi të kufizuara, një herë në qafë dhe një herë në shpatull dhe me shpejtësi ikën nga dyqani.


Policia e përshkruan të dyshuarin si një burrë tullac në të 20-at ose 30-at e tij, i gjatë rreth 1.80 dhe peshonte rreth 130 paund. I dyshuari ka disa tatuazhe të identifikueshme, duke përfshirë një të madh në pjesën e pasme të kokës dhe një të vogël pranë syrit të majtë. Në video, sulmuesi shihet i veshur me syze, një xhaketë të zezë dhe një çantë shpine të zezë.


Video