VIDEO/ Si nëpër filma, avokati përplas me makinë hajdutët pas grabitjes

18 May 2022, 19:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Si nëpër filma, avokati përplas me makinë
Pamje nga aksidenti

Dy hajdutë kanë tentuar të grabisin një avokat në kryeqytetin kolumbian, por e kanë pësuar keq. Nën kërcënimin e armës, ata i kanë marrë fillimisht avokatit Schiavenato një orë, dy celularë dhe një gjerdan dhe më pas janë larguar me motor.

Gjithsesi, avokati i ka ndjekur me makinë dhe i ka arritur. Siç mund ta shihni dhe në pamjet dramatike, grabitësit i drejtojnë sërish armën, por avokati i ka goditur me makinë, duke i shtrirë përtokë.

ficerët e policisë kolumbiane arritën të arrestonin autorët dhe tashmë ata do të ndiqen penalisht për vjedhje të rënda dhe armëmbajtje pa leje.


Video