VIDEO/ Kapje për flokësh dhe grushte, dy vajza rrihen keq me njëra-tjetrën

6 June 2022, 21:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Kapje për flokësh dhe grushte, dy vajza rrihen keq me
Momenti i sherrit

Dy vajza janë rrahur keq me njëra-tjetrën këtë të hënë në qytetin e Pejës në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në një stacion autobusi dhe sherri është filmuar nga kalimtarët e rastit.

Videoja po bën xhiron e rrjetit, teksa dy vajzat shfaqen duke u kapur për flokësh dhe duke u goditur me njëra-tjetrën. Duket se sherri ka ndodhur pas përfundimit të shkollës, pasi tek to afrohen dhe disa nxënës me çanta mbi shpinë ku mundohen t'i ndajnë. Nuk dihen arsyet e nisjes së sherrit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova ka thënë se tek Policia e Pejës nuk është raportuar një rast i tillë, ndonëse ai ka thënë se ata do të marrin masa për të zbardhur çështje.


Video