Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut vazhdon debatin e ashpër mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës për propozimin francez për hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian.
Gjatë debatit, është krijuar dhe një situatë kaotike, ku deputeti Dimitar Apasiev nga e majta dhe Martin Kostovski nga LSDM janë përplasur me njëri tjetrin.
Megjithatë, falë reagimit në kohë të pjesës tjetër të deputetëve, u shmang një përplasje fizike dhe gjithçka u la në duart e shakave dhe shkëmbimit të fyerjeve dhe provokimeve.