Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar Besnik Mujecin nga partia, pas arrestimit të tij në Tiranë gjatë operacionit anti-drogë të koduar "Punisher 2".
Lajmin e përjashtimit të Mujecit e ka bërë me dije Sekretari Organizativ i VV-së, Alim Rama.
“Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, tha Rama.
Rama tha se VV-ja mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe të kundërligjshme të luftohen.